AEG MFD2025S-M Manuale utente

Tipo
Manuale utente
SQ Udhëzimet për përdorim 2
Mikrovalë
HR Upute za uporabu 19
Mikrovalna pećnica
IT Istruzioni per l’uso 35
Forno a microonde
MK Упатство за ракување 52
Микробранова печка
SR Упутство за употребу 70
Микроталасна пећница
SL Navodila za uporabo 88
Mikrovalovna pečica
MFD2025S
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................7
4. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË...................................................................8
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................9
6. PROGRAMET AUTOMATIKE.......................................................................... 12
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE..........................................................................13
8. FUNKSIONET SHTESË................................................................................... 14
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 14
10. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 15
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 16
12. INSTALIMI...................................................................................................... 17
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi krijuar që të
ketë performancë të përkryer për shumë vite, me teknologji inovative që e bëjnë
jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e
zakonshme. Ju lutemi kushtojini disa minuta leximit të manualit për të marrë
maksimumin nga ky produkt.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.aeg.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.aeg.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët nën moshën 3-vjeçare nuk duhet të lihen
pranë pajisjes pa u mbikëqyrur.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj në një vend ku
nuk arrihen nga fëmijët më të vegjël se 8 vjeç.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
SHQIP 3
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Nëse dera ose guarnicionet e derës janë dëmtuar,
pajisja nuk duhet vënë në punë derisa të jetë riparuar
nga një person i kualifikuar.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Vetëm një person i kualifikuar mund të kryejë
shërbime ose riparime që përfshijnë heqjen e një
kapaku që mbron nga ekspozimi ndaj energjisë së
mikrovalës.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mos nxehni lëngje ose ushqime të tjera në enë të
vulosura. Ato mund të shpërthejnë.
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për përdorim në
furra me mikrovalë.
Kur nxehni ushqime në enë plastike ose letre, mos ia
ndani sytë pajisjes sepse mund të ketë ndonjë
shkëndijë.
Pajisja është synuar për ngrohjen e ushqimit dhe
pijeve. Tharja e ushqimit ose rrobave dhe ngrohja e
pecetave, shapkave, sfungjerëve, leckave të njoma
dhe të ngjashme mund të çojë në rrezik lëndimi
personal, ndezjeje shkëndije ose zjarri.
www.aeg.com4
Nëse vini re tym, fikni pajisjen ose hiqeni nga priza, si
dhe mbani derën mbyllur për të mbytur flakët brenda.
Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në
shpërthim nga vlimi. Duhet të tregoni kujdes gjatë
kapjes së enës.
Përmbajtja e shisheve të biberonit dhe kavanozave
me ushqim bebesh duhet trazuar ose tundur si dhe
duhet kontrolluar mirë temperatura përpara se të
konsumohen, në mënyrë që të shmangen djegiet.
Vezët me lëvozhgë dhe vezët e pahapura të ziera
mirë nuk duhet të ngrohen në pajisje, sepse mund të
shpërthejnë edhe pasi ngrohja në mikrovalë të ketë
përfunduar.
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të
hiqen mbetjet ushqimore.
Mosmbajtja pastër e pajisjes mund të çojë në prishje
të sipërfaqes, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në
jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata të
rrezikshme.
Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e
lartë kur pajisjet janë në punë e sipër.
Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset brenda një
mobilieje nëse nuk është testuar brenda një mobilieje.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pas
një muri.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës,
sepse këto mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila
mund të rezultojë në krisjen e xhamit.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Pajisja mund të vendoset pothuajse
kudo në kuzhinë. Sigurohuni që
mikrovala të qëndrojë mbi një
sipërfaqe të sheshtë e të niveluar si
dhe që si vrimat e ajrimit ashtu edhe
sipërfaqja nën pajisje të mos jenë të
bllokuara (për ajrim të mjaftueshëm).
SHQIP 5
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Nëse pajisja lidhet me prizën
nëpërmjet një kablloje zgjatuese,
sigurohuni që kablloja të jetë e
tokëzuar.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune dhe mos e përdorni pajisjen për
të ruajtur brenda ushqim.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Mos lini të grumbullohen në
guarnicionin e derës mbeturina
ushqimi apo mbetje ilaçi pastrues.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
www.aeg.com6
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme
1 3 4
7 56
2
1
Llamba
2
Sistemi i kyçjes së sigurisë
3
Ekrani
4
Paneli i kontrollit
5
Kapaku i strukturës së valëve
6
Skarë
7
Boshti i pllakës së rrotullueshme
3.2 Paneli i kontrollit
4
8
9
2
3
5
6
7
1
Simboli Funksioni Përshkrimi
1
Ekrani Tregon cilësimet dhe orën ak‐
tuale.
2
Butoni i shkrirjes me
kohë
Për të shkrirë ushqim me kohë.
3
Butoni i orës Për të vendosur orën.
SHQIP 7
Simboli Funksioni Përshkrimi
4
Butoni i Gatimit auto‐
matik
Për të përdorur Gatimin automa‐
tik.
5
Butoni i pastrimit Për të çaktivizuar mikrovalën
ose për të fshirë cilësimet e gati‐
mit.
6
Butonat e funksionit Për të vendosur funksionin e
mikrovalës / skarës / gatimit të
kombinuar.
7
,
Çelësi i cilësimeve Për të vendosur kohën e gatimit
ose peshën apo funksionin.
8
Butoni i nisjes Për të nisur pajisjen ose për të
rritur kohën e gatimit për 60 se‐
konda me fuqi të plotë.
9
Butoni i shkrirjes sipas
peshës
Për të shkrirë ushqim sipas
peshës.
3.3 Aksesorët
Seti i pllakës së
rrotullueshme
Gjithmonë përdorni setin e
pllakës së rrotullueshme për
të përgatitur ushqim në
mikrovalë.
Pllaka e qelqit dhe udhëzuesi me rrota.
Skarë
Përdoret për:
pjekje në skarë të ushqimit
gatim të kombinuar
4. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pastrimi i parë
KUJDES!
Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe pastrimi".
Nxirrini të gjitha pjesët dhe paketimin
tjetër nga mikrovala.
Pastroni pajisjen përpara përdorimit të
parë.
www.aeg.com8
4.2 Vendosja e orës
Kur e lidhni pajisjen me rrjetin elektrik
ose pas një ndërprerjeje të rrymës,
ekrani shfaq 0:00 dhe bie një tingull
akustik.
1. Shtypni në mënyrë të përsëritur
për të zgjedhur një format ore 12 ose
24 orësh.
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur orët.
3. Shtypni për ta konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e Vendosjes së
orës për të vendosur numrin e
minutave.
5. Shtypni për ta konfirmuar.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Informacion i
përgjithshëm rreth përdorimit
të pajisjes
Pasi të çaktivizoni pajisjen, lëreni
ushqimin të qëndrojë për disa minuta.
Hiqni ambalazhin me fletë alumini,
kontejnerët metalikë, etj., përpara se
të përgatisni ushqimin.
Gatimi
Nëse është e mundur, gatuani ushqim
të mbuluar me material të
përshtatshëm për përdorim në
mikrovalë. Nëse doni ta ruani koren,
gatuajeni ushqimin pa mbulesë
Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke e vendosur fuqinë ose
kohën në nivel tepër të lartë. Ushqimi
mund të thahet, të digjet apo të marrë
flakë në disa vende.
Mos e përdorni pajisjen për të gatuar
vezë në lëvore ose kërmij, sepse ato
mund të plasin. Me vezët e skuqura,
shponi në fillim të verdhat e vezëve.
Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me “lëkurë” ose me
“lëvore”, si patatet, domatet, salsiçet
me qëllim që ato të mos plasin.
Ushqimet e ftohura ose të ngrira
kërkojnë një kohë më të gjatë gatimi.
Gatimet me salcë duhet të trazohen
herë pas here.
Perimet që kanë strukturë të fortë, siç
janë karotat, bizelet apo lulelakrat,
duhet të gatuhen në ujë.
Rrotullojini copat e mëdha pasi ka
kaluar gjysma e kohës së gatimit.
Nëse është e mundur, pritini perimet
në copëza me përmasa të ngjashme.
Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
Mos përdorni enë porcelani, qeramike
ose prej balte me vrima të vogla, p.sh.
te dorezat ose që kanë bazament pa
smalt. Lagështira që futet në vrima
mund të bëjë që ena e gatimit të kriset
gjatë nxehjes.
Pllaka e qelqit është një sipërfaqe për
të ngrohur ushqimet ose lëngjet.
Është e nevojshme për funksionimin e
mikrovalës.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe
peshkut
Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë
me mbështjelljen, mbi një pjatë të
kthyer përmbys me një enë poshtë saj
në mënyrë që lëngu i shkrirë të
mblidhet në enë.
Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes.
Nëse është e mundur, ndani dhe më
pas hiqni copat që kanë filluar të
shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës,
djathit të butë
Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lëreni të shkrihet në
temperaturë dhome. Kjo jep një
shkrirje edhe më të njëtrajtshme.
Hiqni plotësisht të gjitha ambalazhet
metalike apo prej alumini para
shkrirjes.
Shkrirja e frutave, perimeve
Mos i shkrini plotësisht në pajisje
frutat dhe perimet, që duhen gatuar
kur janë të freskëta. Lërini të shkrihen
në temperaturë dhome.
Mund të përdorni një fuqi më të lartë
mikrovale për të gatuar frutat dhe
perimet pa i shkrirë ato më parë.
SHQIP 9
Ushqimet e gatshme
Mund të përgatitni ushqime të
gatshme në pajisje vetëm nëse
paketimi është i përshtatshëm për
përdorim në mikrovalë.
Ju lutemi shikoni me çdo kusht për
udhëzimet e prodhuesit të printuara
në paketim (p.sh. hiqni kapakun
metalik dhe çani fletën plastike).
Enët e gatimit dhe materialet e përshtatshme
Ena e gatimit/Materiali Mikrovalë Pjekja në
skarë
Shkrirja Ngrohje Gatimi
Qelq dhe porcelan zjarrdurues (pa
pjesë metalike, p.sh. pireks, qelq zjarr‐
durues)
X X X X
Qelq dhe porcelan jo-zjarrdurues
1)
X -- -- --
Enë qeramike me material durues ndaj
zjarrit/ngrirjes (p.sh. Arcoflam), raft
skare
X X X X
Qeramikë
2)
, enë argjile
2)
X X X --
Material plastik që duron nxehtësi deri
në 200 °C
3)
X X X --
Karton, letër X -- -- --
Qese plastike X -- -- --
Letër për pjekje me mbyllje të përsh‐
tatshme për mikrovalë
3)
X X X --
Enë për skuqje prej metali, p.sh. enam‐
el, çelik i derdhur
-- -- -- X
Forma për pjekje, të llakuara me të
zezë ose me shtresë silikoni
3)
-- -- -- X
Tavë për pjekje -- -- -- X
Enë gatimi për skuqje, p.sh. pllakë për
të thekur bukën
-- X X --
Ushqimet e gatshme të paketuara
3)
X X X X
1)
Pa veshje/zbukurime argjendi, ari, platini ose metalike
2)
Pa komponentë kuarci ose metali, ose pa veshje të cilat përmbajnë metal
3)
Duhet të ndiqni udhëzimet e prodhuesit rreth temperaturave maksimale.
X i/e përshtatshme
-- jo e përshtatshme
www.aeg.com10
5.2 Aktivizimi dhe çaktivizimi
i mikrovalës
KUJDES!
Mos e lini mikrovalën të
punojë nëse brenda saj nuk
ka ushqim.
1. Shtypni butonin e funksionit.
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur funksionin e dëshiruar.
3. Shtypni butonin e Funksionit për të
konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur kohën.
5. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
Për të çaktivizuar mikrovalën:
prisni derisa mikrovala të çaktivizohet
automatikisht, kur koha të përfundojë.
hapni derën. Mikrovala ndalon
automatikisht. Mbylleni derën dhe
shtypni për të vazhduar gatimit.
Përdoreni këtë opsion për të
kontrolluar ushqimin.
shtypni .
Kur mikrovala të çaktivizohet
automatikisht, bie një sinjal
akustik.
5.3 Tabela e cilësimit të fuqisë
Përzgjedhja e fuq‐
isë
Përqindja e përafërt e fuqisë Fuqia
P100 100 % 800 Watt
P80 80 % 640 Watt
P50 50 % 400 Watt
P30 30 % 240 Watt
P10 10 % 80 Watt
Funksione të tjera
Përzgjedhja e fuqisë Modaliteti i funksionit
Skarë
G Skarë e plotë
Gatimi i kombinuar
C – 1 55 % Mikrovalë, 45 % Skarë
C – 2 36 % Mikrovalë, 64 % Skarë
5.4 Ndezja e shpejtë
Koha maksimale e gatimit
është 95 minuta.
Shtypni për të aktivizuar mikrovalën
për 60 sekonda me fuqi të plotë.
Koha e gatimit ulet me 60 sekonda me
çdo shtypje shtesë të butonit.
5.5 Shkrirja
Mund të zgjidhni mes 2 modalitetesh
shkrirjeje:
Shkrirja sipas peshës
Shkrirja me kohë
SHQIP 11
Mos përdorni shkrirjen sipas
peshës me ushqime të lihen
në frigorifer për më shumë
se 20 minuta, ose me
ushqime të gatshme të
ngrira.
Për të aktivizuar shkrirjen
sipas peshës, duhet të
përdorni më shumë se 100 g
dhe më pak se 2000 g
ushqim.
Për të shkrirë më pak se 200
g ushqim, vendoseni në cep
të pllakës së rrotullueshme.
1. Shtypni për shkrirjen sipas
peshës ose për shkrirje me kohë.
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur peshën ose kohën.
Për shkrirje sipas peshës koha
vendoset automatikisht.
3. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
5.6 Gatimi me shumë faza
Nëse njëra fazë është
shkrirja, vendoseni si fazën
e parë.
Mund të gatuani ushqim në maksimumi 3
faza.
1. Shtypni për shkrirjen sipas
peshës ose për shkrirje me kohë.
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur kohën ose peshën e
shkrirjes.
3. Shtypni
për ta konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e cilësimeve për
të vendosur nivelin e fuqisë.
5. Shtypni për ta konfirmuar.
6. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur kohën.
7. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
Pas çdo hapi bie një sinjal akustik.
5.7 Pjekja enë skarë dhe
Gatimi i kombinuar
1. Shtypni .
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur funksionin e dëshiruar
3. Shtypni për ta konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur kohën.
5. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
6. PROGRAMET AUTOMATIKE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Gatim automatik
Përdoreni këtë funksion për të gatuar me
lehtësi ushqimet e preferuara. Mikrovala
vendos automatikisht cilësimet optimale.
1. Shtypni .
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur menynë e dëshiruar.
3. Shtypni për ta konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur peshën e menysë.
5. Shtypni për të konfirmuar dhe
aktivizuar mikrovalën.
Simbolet Menyja Sasia
A-1
Ringrohje 200 g
400 g
600 g
www.aeg.com12
Simbolet Menyja Sasia
A-2
Zarzavate 200 g
300 g
400 g
A-3
Peshk 250 g
350 g
450 g
A-4
Mish 250 g
350 g
450 g
A-5
Makarona 50 g (shtoni 450 ml ujë)
100 g (shtoni 800 ml ujë)
A-6
Patate 200 g
400 g
600 g
A-7
Pica 200 g
400 g
A-8
Supë 200 ml
400 ml
6.2 Shtyrja e programit
Mund ta programoni
mikrovalën për maksimumi 3
faza.
1. Shtypni .
2. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur nivelin e fuqisë
3. Shtypni
për ta konfirmuar.
4. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të zgjedhur kohën e gatimit.
5. Shtypni për të programuar
aktivizimin e mikrovalës.
6. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur orët.
7. Shtypni për ta konfirmuar.
8. Rrotullojeni çelësin e Cilësimeve për
të vendosur minutat.
9. Shtypni për të mbyllur cilësimet.
Mikrovala aktivizohet automatikisht
kur arrihet koha e vendosur.
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Futja e setit të pllakës së
rrotullueshme
KUJDES!
Mos gatuani ushqim pa setin
e pllakës së rrotullueshme.
Përdorni vetëm setin e
pllakës së rrotullueshme që
jepet me mikrovalën.
SHQIP 13
Asnjëherë mos gatuani
ushqim direkt në pllakën e
qelqit.
1. Vendosni udhëzuesin me rrota rreth
boshtit të pllakës së rrotullueshme.
2. Vendosni pllakën e qelqit mbi
udhëzuesin me rrota
7.2 Vendosja e skarës
Vendosni skarën mbi setin e pllakës së
rrotullueshme.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Bllokimi i sigurisë për
fëmijët
Funksioni i bllokimit të sigurisë për
fëmijët parandalon vënien aksidentale në
punë të mikrovalës.
Mbani shtypur për 3 sekonda.
Do të dëgjohet një sinjal akustik.
Kur Bllokimi i sigurisë për fëmijët është
aktiv, ekrani tregon .
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
9.1 Këshilla për mikrovalën
Problemi Zgjidhja
Për sasinë e ushqimit që do të përga‐
tisni nuk gjeni asnjë të dhënë.
Orientohuni sipas një ushqimi të përafërt me të.
Rrisni ose zvogëloni kohëzgjatjen e kohës së ga‐
timit sipas rregullit të mëposhtëm: Sasi e dyfish‐
uar = Kohë pothuajse të dyfishuar, Gjysmë sa‐
sie = Gjysmë kohe
Produkti është tepër i thatë. Vendosni kohë më të shkurtër gatimi ose zgjidhni
një fuqi më të vogël të mikrovalës.
Ushqimi nuk është shkrirë, nxehur apo
gatuar pasi ka përfunduar koha.
Vendosni kohë më të gjatë gatimi ose vendosni
një fuqi më të madhe. Vini re se enët e mëdha
kanë nevojë për më shumë kohë.
www.aeg.com14
Problemi Zgjidhja
Pasi ka përfunduar koha e gatimit,
ushqimi është mbinxehur anash, por
ende nuk është gati në mes.
Herën tjetër vendosni një fuqi më të ulët dhe një
kohë pjekjeje më të gjatë. Trazojini lëngjet, p.sh.
supën, pasi ka kaluar gjysma e kohës.
Për rezultate më të mira me orizin
përdorni pjata të sheshta e të gjera.
9.2 Shkrirja
Gjithmonë shkrijini copat e mishit me
yndyrën poshtë.
Mos e shkrini mishin të mbuluar sepse
mund kjo mund të bëjë që të gatuhet në
vend që të shkrihet.
Gjithmonë shkrijini pulat me gjoksin
poshtë.
9.3 Gatimi
Gjithmonë hiqeni mishin dhe pulat e
ftohta nga frigoriferi të paktën 30 minuta
përpara gatimit.
Lëreni mishin, pulat, peshkun dhe
zarzavatet të mbuluara pas gatimit.
Lyejeni peshkun lart me pak vaj apo
gjalpë të shkrirë.
Të gjitha zarzavatet duhet të gatuhen me
fuqi të plotë të mikrovalës.
Shtoni 30 - 45 ml ujë të ftohtë për çdo
250 g zarzavate.
Pritini zarzavatet e freskëta në copëza të
barabarta përpara gatimit. Të gjitha
perimet gatuajini të mbuluara.
9.4 Ringrohje
Kur ringrohni ushqimet e gatshme
gjithmonë ndiqni udhëzimet e shkruara
në paketim.
9.5 Pjekja në skarë
Piqni ushqime të sheshta në qendër të
skarës.
Kthejeni ushqimin pasi të ketë kaluar
gjysma e kohës dhe vazhdoni pjekjen në
skarë.
9.6 Gatimi i kombinuar
Përdorni Gatimin e kombinuar për t'i bërë
disa ushqime krokante.
Kur të ketë kaluar gjysma e kohës së
gatimit, kthejini ushqimet dhe më pas
vazhdoni.
Ka 2 modalitete për Gatimin e
kombinuar. Secili modalitet kombinon
funksionet e mikrovalës dhe të skarës në
periudha të ndryshme dhe në nivele të
ndryshme.
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Shënime dhe këshilla
për pastrimin
Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e të
mos i lejoni të digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm.
Pastrojini të gjithë aksesorët
rregullisht dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
Për të zbutur njollat e vështira, zieni
një gotë ujë me fuqi të plotë të
mikrovalës për 2 deri 3 minuta.
SHQIP 15
Për të hequr aromat, përzieni një gotë
me ujë me 2 lugë kafeje me lëng
limoni dhe ziejeni me fuqi të plotë të
mikrovalës për 5 minuta.
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e çaktivizuar. Aktivizoni pajisjen.
Pajisja nuk punon. Pajisja nuk është vendosur në
prizë.
Vendoseni pajisjen në prizë.
Pajisja nuk punon. Është djegur siguresa në kutinë
e siguresave.
Kontrolloni siguresën. Nëse si‐
guresa digjet më shumë se një
herë, kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Pajisja nuk punon. Dera nuk është mbyllur mirë. Sigurohuni që derën nuk e bllo‐
kon diçka.
Llamba nuk funksio‐
non.
Llamba është me defekt. Llamba duhet të zëvendësohet.
Brenda pajisjes ka
shkëndija.
Ka pjata metalike ose pjata me
konture metalike.
Hiqni pjatën nga pajisja.
Brenda pajisjes ka
shkëndija.
Paretet e brendshme i prek një
hell metalik apo letër alumini.
Sigurohuni që helli ose letra e
aluminit të mos prekin paretet e
brendshme.
Seti i pllakës së rro‐
tullueshme bën
zhurmë gërvishtjeje
ose kërcitjeje.
Poshtë pllakës së qelqit ndodhet
një objekt ose papastërti.
Pastroni zonën poshtë pllakës
së qelqit.
Pajisja ndalon punën
pa ndonjë arsye re‐
ale.
Ka një keqfunksionim. Nëse përsëritet kjo situatë, tele‐
fononi Qendrën e autorizuar të
shërbimit.
11.2 Të dhëna për shërbimin
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit ndodhen në etiketën e
parametrave. Pllaka e specifikimeve
ndodhet në pajisje. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve nga pajisja.
www.aeg.com16
Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.) ........................................
Numri i produktit (PNC) ........................................
Numri serial (S.N.) ........................................
12. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Informacione të
përgjithshme
KUJDES!
Mos bllokoni vrimat e ajrit.
Nëse i bllokoni, pajisja mund
të mbinxehet.
KUJDES!
Mos e lidhni pajisjen me
përshtatës apo kordonë
zgjatues. Kjo mund të
shkaktojë mbingarkesë dhe
rrezik zjarri.
KUJDES!
Lartësia minimale e instalimit
është 85 cm.
Mikrovala është vetëm për përdorim
mbi bango kuzhine. Ajo duhet të
vendoset mbi një sipërfaqe të
qëndrueshme dhe të sheshtë.
Vendoseni mikrovalën larg nga avujt,
ajri i ngrohtë dhe spërkatjet e ujit.
Nëse mikrovala ndodhet pranë
televizorit ose radios, kjo mund të
shkaktojë interferenca në marrjen e
sinjalit.
Nëse e transportoni mikrovalën në
mot të ftohtë, mos e aktivizoni
menjëherë pas instalimit. Lëreni të
qëndrojë në temperaturë dhome dhe
të thithë nxehtësinë.
12.2 Instalimi elektrik
PARALAJMËRIM!
Instalimin elektrik duhet ta
kryejë vetëm një person i
kualifikuar.
Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi nëse nuk i ndiqni
masat e sigurisë të
përshkruara në kapitullin "Të
dhëna për sigurinë".
Kjo mikrovalë është e pajisur me një
kabllo dhe një spinë rrjeti.
Kablloja ka një tel tokëzimi për prizë me
tokëzim. Spina duhet vendosur në një
prizë që është instaluar dhe tokëzuar siç
duhet. Në rast qarku të shkurtër elektrik,
tokëzimi redukton rrezikun e goditjes
elektrike.
12.3 Distancat minimale
C
A
B
Përmasa mm
A 300
B 200
C 0
SHQIP 17
13. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
www.aeg.com18
SADRŽAJ
1. INFORMACIJE O SIGURNOSTI...................................................................... 20
2. SIGURNOSNE UPUTE.................................................................................... 22
3. OPIS PROIZVODA...........................................................................................23
4. PRIJE PRVE UPORABE.................................................................................. 25
5. SVAKODNEVNA UPORABA............................................................................25
6. AUTOMATSKI PROGRAMI..............................................................................29
7. KORIŠTENJE PRIBORA.................................................................................. 30
8. DODATNE FUNKCIJE......................................................................................31
9. SAVJETI........................................................................................................... 31
10. ČIŠĆENJE I ODRŽAVANJE...........................................................................32
11. RJEŠAVANJE PROBLEMA............................................................................32
12. POSTAVLJANJE............................................................................................ 33
ZA SAVRŠENE REZULTATE
Zahvaljujemo vam što ste odabrali ovaj AEG proizvod. Proizveli smo ga kako bi
vam pružio godine nepogrešivog rada, s inovativnim tehnologijama koje život čine
jednostavnijim - svojstva koja ne možete pronaći kod običnih uređaja. Molimo vas
da odvojite nekoliko minuta za čitanje kako biste dobili ono najbolje od njega.
Posjetite našu internetsku stranicu za:
Dobivanje savjeta o korištenju, prospekata, rješavanju problema, servisnim
informacija:
www.aeg.com
Registriranje vašeg proizvoda za bolji servis:
www.registeraeg.com
Kupovinu dodatne opreme, potrošnog materijala i originalnih rezervnih dijelova
za vaš uređaj:
www.aeg.com/shop
BRIGA O KUPCIMA I SERVIS
Preporučujemo uporabu originalnih rezervnih dijelova.
Prilikom kontaktiranja ovlaštenog servisnog centra, provjerite da su vam dostupni
sljedeći podaci: Model, PNC, serijski broj.
Informacije možete pronaći na nazivnoj pločici.
Upozorenje / Oprez - sigurnosne informacije
Opće informacije i savjeti
Ekološke informacije
Zadržava se pravo na izmjene.
HRVATSKI
19
1. INFORMACIJE O SIGURNOSTI
Prije postavljanja i korištenja uređaja, pažljivo pročitajte
isporučene upute. Proizvođač nije odgovoran ako
nepravilno postavljanje i uporaba uređaja uzrokuje
ozljede i oštećenja. Upute uvijek čuvajte s uređajem, za
buduće potrebe.
1.1 Sigurnost djece i slabijih osoba
UPOZORENJE!
Opasnost od gušenja, ozljede ili trajne
nesposobnosti.
Ovaj uređaj mogu koristiti djeca od 8 godina pa na
više i osobe smanjenih tjelesnih, osjetilnih ili mentalnih
mogućnosti ili osobe koje ne raspolažu iskustvom ili
znanjem ako su pod nadzorom osobe odgovorne za
njihovu sigurnost i rade po uputama koje se odnose
na sigurno korištenje uređaja te razumiju uključene
opasnosti.
Ne dozvolite djeci da se igraju s uređajem.
Djeca mlađa od 3 godine ne smiju se ostaviti bez
nadzora u blizini uređaja.
Svu ambalažu čuvajte izvan dohvata djece.
Djeci i kućnim ljubimcima ne dozvoljavajte
približavanje uređaju dok je u radu ili dok se hladi.
Dostupni dijelovi su vrući.
Ako je uređaj opremljen sigurnosnom blokadom za
djecu, preporučujemo da je uključite.
Čišćenje i održavanje uređaja ne smiju obavljati djeca
bez nadzora.
Čuvajte uređaj i njegov kabel izvan dohvata djece
mlađe od 8 godina.
1.2 Opća sigurnost
Ovaj uređaj namijenjen je za upotrebu u kućanstvu i
za slične namjene kao što su:
www.aeg.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100
  • Page 101 101
  • Page 102 102
  • Page 103 103
  • Page 104 104

AEG MFD2025S-M Manuale utente

Tipo
Manuale utente